top of page

Historia Jonë

Je M'aime nisi rrugëtimin e saj në Maj 2022 me vizionin e qartë për të sjellë produktet kozmetike me cilësinë maksimale.

Domethënia e logos tonë pas të cilës fshihet më tepër se thjesht një logo, mbrapa ka vizion, dashuri, përkushtim për të bukurën dhe për njeriun.

👉Emri. Kujdesi dhe dashuria për veten është baza e ideologjisë tonë dhe kjo na bëri të zgjedhim pikërisht këtë emër. Ai vjen nga frëngjishtja, Je M'aime që në shqip përkthehet ''Unë e Dua Veten''. 

👉Ngjyrat e logos e zezë dhe lejla përfaqësojnë cilësi që është një ndër vlerat bazë të kompanisë tonë që në fillimet e saj.

👉Zemra në vend të pikës mbi ''i'' është pikërisht simbol i dashurisë për veten :).

👉Flutura në vend të apostrofit është zgjedhur pikërisht për simbolin që ka flutura në fushën e bukurisë. Në ideologjinë tonë zgjedhja është frymëzuar nga metamorfoza që kryen flutura nga vezë-krimb e më pas në një ndër insektet më të bukura dhe mahnitëse në natyrë 🥰. Në foto kemi pikërisht këtë metamorfozë.

Cikli Jetësor i Fluturës

Partnerët Tanë

Gli Elementi - Made in Italy
Dido Cosmetics Logo

Katalogët e Produkteve

bottom of page