top of page
Writer's pictureJe M'aime

A ndikon kafja në rrudhat dhe aknet në lëkurë?

Updated: Apr 16, 2024

Megjithëse kafja bën mrekulli për qetësuar dhimbjen e kokës dhe për të na dhënë fuqinë për nisur ditën, shumë filxhanë kafeje mund të kenë një efekt anësor në lëkurën tonë, veçanërisht nëse rrudhat janë fokusi ynë. Kafeina mund të shkaktojë ngushtimin e enëve të gjakut, dhe si rezultat, enët në sipërfaqen e lëkurës nuk do të japin aq shumë antioksidantë dhe lëndë ushqyese për të nxitur prodhimin e kolagjenit.



Rezultatet e pirjes së tepërt të kafesë mund të bëjnë që lëkura të rrudhet para kohe dhe të bëhet më e dobët me kalimin e kohës. Pra një person që pi kafe ka tendencën të ketë më shumë rrudha se një që nuk pi. Por sa është shumë? Deri në dy filxhanë në ditë është mirë, por çdo gjë mbi këtë kufi është e tepruar.





Lajmi i mirë është që, ky mit rreth kafesë që shkakton më shumë akne është shkatërruar.


"Nuk ka studime për të treguar nëse konsumimi i kafeinës ose kafes ndikon në lëkurën e prirur ndaj akneve, por për shkak të efektit vazokonstriktiv të kafeinës dhe efekteve të mundshme antioksiduese, mund të themi se efekti i kafesë në lëkurën e prirur ndaj akneve është neto neutral.





Zgjidhja ideale do të ishte ta reduktonim sasinë e kafes pak nga pak. ‘’Lëkura e shëndetshme tek individët nën 50 vjeç zakonisht mund të shohë një ndryshim të çdo efekti të keq të kafesë në lëkurë brenda dy deri në tre muaj.” Llojet më të vjetra dhe më të pjekura të lëkurës mund të duhen tre deri në gjashtë muaj për të ndryshuar efektet e plakjes së konsumit kronik të kafesë.


Pasojat e Kafes në Lëkurë - Je M'aime
Pasojat e Kafes në Lëkurë


Pasi të kufizojmë sasinë e kafeinës do të vëmë re më pak rrudha, lëkurë më të hidratuar, të ngopur dhe një shkëlqim krejt të ri. "Kjo është për shkak se më shumë enët e gjakut të hapura po sigurojnë lëndë ushqyese thelbësore dhe proteina për ndërtimin e kolagjenit në lëkurë.”

39 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page