Cilat janë gabimet që bëjmë më shpesh në përdorimin e kremit të diellit?
Sipas dermatologëve pjesa më e madhe e njerëzve gabojnë në aplikimin e kremit të diellit duke vënë në rrezik veten me ndikimin e tij për problematika të tilla si rrudhat e parakohshme, tumoret e lëkurës, hiperpigmentimi i lëkurës, etj.
Gabimi nr. 1 - Sasia e përdorur
Më i shpeshti. Faktori mbrojtës që shikojmë në etiketën e produktit është gjithmonë i varur nga sasia e duhur e produktit. Aplikimi i produktit në sasi më të vogël ul dhe faktorin mbrojtës. Psh nëse aplikojmë gjysmën e sasisë se nevojshme atëherë dhe faktori mbrojtës përgjysmohet, pra ne presim efekt për 50 spf psh kur efekti është për 25 spf, pra kujdes me sasinë. Sipas dermatologëve sasia e rekomanduar është 2ml për cm katror lëkurë që për fytyrën përkthehet në mesatarisht, çereku i 1 lugë çaji dhe 40-50ml mesatarisht për trupin. Pra kujdes të përdorim sasinë e duhur.
Gabimi nr. 2 - Koha e aplikimit
Nuk riaplikojmë kremin e diellit por e lëmë veten me një aplikim që bëjmë në mëngjes kur dalim nga shtëpia. Aplikimi i kremit të diellit duhet bërë çdo 2 orë, sigurisht nuk mund të themi që një krem me 50 spf factor pas 2 orësh shkon në 0 por efekti në varësi të shumë kushteve fillon dhe bie. Kushtet atmosferike si koha e lagësht, ose larja në pishinë, djersitja etj mund ta ulin shumë efektshmërinë e kremit të diellit.
Gabimi nr. 3 - Produkti jo i duhur
Nuk aplikojmë një produkt të mirfilltë që na mbron nga dielli por bazohemi vetëm tek spf që mund të ketë makeup apo hidratuesi. Kjo është e gabuar sepse kremi pudër ose hidratuesi mund ta kenë produktin me një spf më të ulët ose dhe nëse e kanë mjaftueshëm për UV e asaj dite duhet përsëri të kemi parasysh sasinë që na çon përsëri tek gabimi nr 1.
Gabimi nr. 4 - Përzierja me produkte të tjerë
Bashkojmë vet krem pudrën me kremin e diellit, ose produkte të tjera të rutinës si hidratuesi apo antiage me krem dielli pastaj e aplikojmë në fytyrë. Ose bashkojmë krem dielli të brandeve të ndyrshme me krem diellin. Vetëm nëse është e specifikuar nga kompania prodhuese që kjo gjë mund të bëhet atëherë po, por nëse jo nuk mund ta bëjmë sepse në atë krem dielli kanë punuar një grup specialistësh që nga ideja, formulimi, prodhimi etj dhe çdo kompani ka veçantinë e vet, bashkimi i produktit nuk na jep domosdoshmërisht efektin e dëshiruar.
Gabimi nr. 5 - Renditja në përdorim
Vendosim kremin e dielli poshtë hidratuesit ose antiage që po përdorim. Kremi i diellit është i fundit i rutinës skin care dhe i pari i make-up apo primer.
Gabimi nr. 6 - Përhapje jo në gjithë pjesët e ekspozuara
Vendosim krem diellin në fytyrë por jo në pjesët e tjera të trupit si qafa, krahët, duart dhe çdo pjesë tjetër që është e ekspozuar nga dielli duke e vënë veten në rrezik për rrudha të parakohshme në ato zona, hiper pigmentim dhe tumore lëkure.
Gabimi nr. 7 - Mospërdorimi në kohë të vrenjtur
Mos përdorimi i kremit të diellit në ditët me re. Retë na pengojnë dritën e diellit por kjo nuk është e lidhur domosdoshmërisht me rrezet UV. Nëse duam të shpëtojmë ndonjë ditë nga kremi i diellit duhet të shkarkojmë në telefon një aplikacion për matjen e sasisë s rrezeve UV atë ditë në vendin tonë, në të kundërt nuk e kemi sigurinë që nuk do prekemi nga rrezet UV.
Gabimi nr. 8 - Përdorim pas stabilitetit nga hapja
Përdorimi i kremit të diellit pasi e kemi të hapur për më shumë kohë se rekomandimi i kompanisë prodhuese. Duhet ta respektojmë këtë periudhë sepse kompania na garanton stabilitetin e produktit për aq sa ka të shënuar në etiketë (kjo në fakt për çdo produkt që vemë në kontakt me lëkurën)
Gabimi nr. 9 - Ruajtja në vend të papërshtatshëm
Mbajtja e kremit të diellit në një vend të papërshtatshëm për nga lagështia dhe temperatura. Psh lënia në makinë në temperatura aspak korrekte për ruajtjen në një kohë të gjatë dhe sigurinë e stabiliteit të produktit.
コメント