Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të shohim mirë të gjitha produktet që përdorim në lëkurë (përfshirë makijazhin) dhe flokët "Gabimi më i madh sipas dermatologëve është të bëjmë rutinën e lëkurës me produkte pa parë fare etiketën, përbërësit, prodhuesin, origjinën"etj. Duhet të kërkojmë produkte me shkrimin jo-komedogjenike, ose pa vaj. Hapi 1: Lajmë fytyrën me butësi!
Kujdes nga mbipastrimi dhe pastrimi agresiv. "Edhe pse pastrimi rutinë është i rëndësishëm, mbi-pastrimi në të vërtetë mund të irritojë lëkurën dhe të përkeqësoj më tej proçesin. Pra larësi duhet të jetë pa sapun dhe mbi të gjitha i testuar dermatologjikisht. Larësi ynë për lëkurë aknetike, pa sapun, pa sles, pa paraben dhe i testuar dermatologjikisht për lëkurë të ndieshme. I përshtatshëm për të gjitha llojet e akneve dhe për lëkurë me tendencë aknetike për ti parandaluar ato.
Rekomandohet një larje tradicionale sa më e butë, sikur po lani një bebe.
Hapi 2: Apliko një hidratues të posaçëm për akne:
Kur jeni të shqetësuar për lëkurën e vajosur dhe poret e bllokuara, hidratues mund të duket i panevojshëm, por e kundërta është në fakt e vërtetë: "Hidratuesit ndihmojnë për të mbajtur në ekuilibër prodhimin e vajit të lëkurës." Çelësi është t'u përmbahemi hidratuesve jo komedogjenikë.» Kremi ynë i linjës së akneve është sigurisht jo komedogjenikë veçse i testuar dermatologjikisht. Hapi 3: Produkt me acid salicilik:
Përdorimi I ndonjë produkti me efekt local me përbërje acid salicilik do ishte ideal për ju. S.O.S ynë është praktik dhe i përshtatshëm për çdo moshë, me acid salicilik dhe I testuar dermatologjikisht për lëkurë delikate. Aplikohet lokalisht vetëm mbi puçër. Hapi 4: Mos harro kremin e diellit:
Kremi kundër diellit është një hap vendimtar për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimi i UV, por kur kemi lëkurë të prirur ndaj akneve, duhet të zgjedhim një krem dielli që nuk bllokon poret, një krem dielli pa vaj është ideal. Kremi ynë i diellit është pa vaj dhe dermatologjikisht i testuar. Hapi 5: Pastrimi i fytyrës në darkë:
Kur pastrojmë lëkurën në darke, duhet me diçka që mund të heqë butësisht grimin, vajin dhe mbeturinat që fytyra ka grumbulluar gjatë ditës, larësi ynë i cili përdoret sërisht në darkë, pa surfactant agresiv. Nëse përdorim toner si një hap pasues, sigurohemi që është pa vaj. Toneri ynë është pa përmbajtje vajore. Hapi 6: Aplikojmë një produkt retinol para gjumit:
Vazhdojmë me përdorimin e një serumi retinol. Çfarë është retinoli? Është version i vitaminës A Retin-A, i cili redukton rrudhat — por gjithashtu zhbllokon poret. «Retinoli ndihmon në përshpejtimin e qarkullimit dhe rigjenerimit të qelizave dhe nxjerr keratinocitet, qelizat në shtresën më të jashtme të lëkurës. Gjithashtu, ai punon për të çrrënjosur poret dhe për ta mbajtur lëkurën të duket rinore, ndërkohë që minimizon dhe parandalon vijat dhe rrudhat. Pra efekt të dyfishtë në një produkt të vetëm. Hapi 7 : Aplikojmë kremin e natës
Para se të flemë si hap të fundit aplikojmë kremin hidratues, produkt tipik kundër akneve, kur e kemi lëkurën shumë të acaruar. Në një lëkurë më të qetë nëse kemi rrudha mund të përdorim një produkt antirrudhë por duhet të kemi kujdes në përzgjedhje mos të përkeqësojmë më shumë lëkurën.
Comentários