Le të zbulojmë disa nga përfitimet, vetitë dhe përdorimet e vajit esencial të eukaliptit
Vaji esencial i eukaliptit është i përbërë nga 70% eukaliptol, ai është i njohur mbi të gjitha për cilësitë e tij presorante dhe balsamike: është i përsosur për pastrimin e traktit respirator.
Megjithatë, shumë nuk dinë se është në gjendje t'i kundërvihet edhe infeksioneve të aparatit urogjenital, të qetësojë sistemin nervor dhe t'i mbajë larg insektet. Së fundi, përdoret shpesh në përgatitje të ndryshme të industrisë kozmetike: që nga pastat e dhëmbëve, vajrat e masazhit e deri te kremrat anti-celulit, ata më vizionarët e përdorin edhe për solucione për larjen e fytyrës sepse është perfect si antibacterial të mbaj larg nga lëkura infeksionet e ndyrshme.
Origjina dhe kurioziteti
Origjina nga Australia e largët, veçanërisht në Tasmani, eukalipti filloj shpejt të mbillej edhe në rajonet subtropikale të Azisë dhe pellgut mesdhetar.
Falë aftësisë së jashtëzakonshme për të thithur ujë nga toka në të cilën rritet, eukalipti thau shpejt moçalet në kohën koloniale. Në këtë mënyrë, faktorët e riprodhimit të insekteve që transmetuan malarian u eliminuan 😊.
Vaj esencial eukalipti: veti kozmetike
Sepse ashtu si vaji esencial mente është një tonik indesh: duke stimuluar qarkullimin e gjakut, ai rikthen elasticitetin në lëkurë, duke luftuar të metat.
Për këtë arsye Vaji esencial i Eukaliptit mund të përdoret për të kundërshtuar formimin e Puçrrave, blackheads ose acne. Prandaj dhe ‘’Gli Elementi e ka vendosur në larësin e tij për lëkurë të yndyrshme duke e bërë këtë një formulim perfekt edhe të pagabueshëm 😊.
Vaji esencial i eukaliptit: veti për lëkurën
Duke qenë pra një anti-bakterial natyral, ky vaj esencial mund të përdoret për të trajtuar infeksione të tilla si herpes, cystitis dhe candidiasis, dhe për të qetësuar irritimin e shkaktuar për shembull nga plagët dhe djegiet.
Infeksionet virusale dhe bakteriale mund të luftohen duke përdorur vaj esencial eukalipti në kombinim me vajra të tjera dezinfektuese.
Si të përdorim vaj esencial eukalipti
Aroma e tij e freskët si malore e bën vajin esencial të përftuar nga eukalipti një rigjallërues dhe fuqizues. Nga infuzioni i gjetheve përftohen çajra të shijshëm bimorë, avull për shbllokimin dhe lehtësimin e traktit respirator në rast se kemi bllokim hundësh dhe respiratore. Përdoret si aromatizues shtëpie pasi e bashkojmë edhe me vajra të tjerë. Relaksimin e këmbëve duke e përzier me ujë, pastrim dyshemeje, aroma terapi etj.
Vaj esencial eukalipt: përdorime të tjera
Në fakt është në gjendje të qetësojë sistemin nervor të stresuar dhe në të njëjtën kohë të rikthejë gëzimin dhe kthjelltësinë.
Duke bërë një masazh me disa pika vaj esencial eukalipt, do të hiqni lodhjen nga trupi dhe këmbët. Radiatorët dhe shpërndarësit e dhomave janë gjithashtu në gjendje të mbajnë larg simptomat e para të gripit dhe madje të ulin ethet. Nëse përdoret në ujin e banjës ose i holluar në një legen me ujë të ngrohtë, ky vaj esencial kthehet në një ilaç të dobishëm edhe për ata që vuajnë nga sinoziti, rhiniti ose kanë një ftohje.
Për pastrimin e shtëpisë
Ndoshta jo shumë njerëz e dinë, megjithatë, se si një antiseptik, vaji esencial i përftuar nga eukalipti mund të përdoret edhe për pastrimin e shtëpisë, madje është pëerfekt edhe si zbutësh rrobash natyral.
Kundër mushkonjave
Shpesh në Australi, pemët e eukaliptit mbilleshin për të rimarrë zonat moçalore. Prandaj sot, për shkak të aromës së tij intensive, vaji esencial eukaliptus rekomandohet edhe si një ilaç kundër mushkonjave.
Një sprusim për metër katror do të jetë e mjaftueshme për diffuserin e dhomës, ndërsa para se ta përdorni mbi ju, gjithmonë përziejeni me një vaj apo krem tjetër esencial.
Si një anti-inflamator dhe qetësues
Por vaji esencial eukaliptus është gjithashtu një anti-inflamator natyral dhe qetësues.
Gjithashtu përdoret shumë shpesh për dekontraktimin dhe relaksimin e masazheve, që kanë për qëllim rikthimin e mikro-qarkullimit të gjakut. Përdoret edhe në përgatitjet sportive që synojnë lehtësimin e dhimbjeve për shkak të inflamacionit të ligamenteve ose muskujve, për shkak të akumulimit të acidit laktik.
Comentarios